Repubblica ItalianaAmbasada Italiane në Tiranëfotografi
harte | kontakte | Italiano

-

Komunikate Shtypi e Ambasades Italiane – Regjistrimi ne Universitetet italiane

22/08/2008 -


Ambasada Italiane ne Tirane njofton se prane Zyres Konsullore te Tiranes dhe selive konsullore te Shkodres dhe Vlores eshte tashme ne faze perfundimi procesi i vleresimit te dokumentacionit te paraqitur nga studentet shqiptare qe deshirojne te regjistrohen ne Universitetet italiane.  

Ambasada Italiane thekson se rregullat per regjistrimin prane Universiteteve italiane dhe per marrjen e vizes studim/universitet jane paraqitur ne komunikatat e shtypit te datave 29 maj dhe 10 korrik, u jane derguar organeve kryesore te informacionit, jane publikuar ne adresen www.ambtirana.esteri.it, jane perseritur ne kartelat qe jane shperndare pa pagese prane Ambasades dhe jane reklamuar ne njoftimet e afishuara prane Ambasades dhe selive konsullore.  

Zyrat konsullore italiane ne Shqiperi, ashtu si te gjitha Perfaqesite diplomatike-konsullore italiane ne bote, jane te detyruara te zbatojne urdheresat e Ministrise se Arsimit, Universitetit dhe Kerkimit te Republikes se Italise per trevjecarin 2008-2011 per regjistrimin e studenteve te huaj ne Universitetet italiane.
Keto urdheresa, te perseritura rregullisht nga Ambasada dhe te konsultueshme ne adresen www.miur.it, ashtu si edhe ne adresen www.ambtirana.esteri.it, percaktojne ne menyre te qarte se se per t’u regjistruar ne Universitetet italiane kerkohen te njejtet tituj studimi te cilet nevojiten per regjistrim edhe ne Universitet Shqiptare (pika I 1).  

Pra, nje student shqiptar qe deshiron te regjistrohet ne nje Universitet italian duhet te zoteroje, vec Defteses se Pjekurise edhe certifikaten e Matures Shteterore, ashtu si kerkohet edhe per regjistrimin ne Universitetet shqiptare.    

Nota legale | credits | F.A.Q.