Repubblica ItalianaAmbasada Italiane në Tiranëfotografi
harte | kontakte | Italiano

-

Komunikate Shtypi - Procedurat e Reja per Bashkimin Familjar

25/08/2008 -

Ambasada Italiane njofton se duke nisur nga data 1 shtator 2008 personat me banim ne Rrethin Konsullor të Tiranës që dëshirojnë të paraqesin kërkesë për bashkim familjar (bashkëshort dhe/ose femijë) me një qytetar shqiptar me banim në Itali, duhet të ndjekin procedurat e mëposhtme:

a) të caktojnë takim përmes shërbimit call center të Ambasadës në numrin 0900 404 4000;
b) të paraqiten në ditën e caktuar pranë agjensisë Albanian Courier (Union Net) më të afërt dhe të dorëzojnë dokumentat e nevojshme, të cilat do t’i përcillen përmes postës Ambasadës Italiane në Tiranë.

Pasi Zyra e Vizave e Ambasadës Italiane të ketë vlerësuar dokumentacionin e paraqitur, personi do të lajmërohet për t’u paraqitur pranë Zyrës Konsullore për identifikimin, pagesën e vizës dhe plotësime të mundshme të dokumentacionit.

Dokumentacioni që duhet paraqitur pranë agjensisë Albanian Courier (Union Net) më të afërt:

1) Dokumentacioni i nevojshëm për të gjitha tipologjitë:
- formular për kërkesën e vizës (Duhet plotësuar një formular për cdo person. Formulari duhet të plotësohet tërësisht dhe të firmoset. Për të miturit formulari duhet të firmoset nga të dy prindërit).
- Pasaporta e vlefshme.(Pasaporta duhet të jetë e vlefshme të paktën tre muaj pas mbarimit të afatit të vizës së kërkuar)
- Fotokopje e pasaportes;
- 1 fotografi, format pasaporte;
- fotokopje  e Autorizimit (Nulla Osta) lëshuar nga Sporteli i Vetëm i Emigracionit

2) Dokumentacioni i nevojshem ne baze te tipologjive: 

2A) BASHKIM FAMILJAR ME BASHKESHORTIN / BASHKESHORTEN
-  cerfikatë martese
-  leja  e qëndrimit e vlefshme e qytetarit shqiptar rregullisht banues në Itali; 

2B) BASHKIM FAMILJAR I FËMIJËVE ME PRINDËRIT
- certifikatë  lindje e djalit/vajzës;
- certifikatë familjare
- fotokopje  e lejes së qëndrimit të prindërve (nëse vetëm njëri prej prindërve është banues në Itali, prindi me banim në Shqipëri duhet të paraqesë një akt pëlqimi për catdhesimin e djalit/vajzes, përpiluar nga një noter shqiptar, të përkthyer në italisht dhe të noterizuar; firma e noterit duhet të legalizohet pranë Ministrisë së Jashtme shqiptare.   

Ambasada Italiane kujton se formularët për kerkesën e vizës dhe listat me dokumentat e nevojshme shpërndahen falas pranë Ambasadës, pranë agjensive Albanian Courier (Union Net), janë të afishuara brenda dhe jashtë ambienteve të Zyrës Konsullore dhe mund të shkarkohen në adresën e Ambasadës (www.ambtirana.esteri.it).

Dokumentat e Gjendjes Civile, te lëshuara jo më parë se tre muaj nga Autoritetet shqiptare, duhet të jenë të përkthyera në italisht dhe të noterizuara. Firma e punonjësit të gjendjes civile dhe firma e noterit duhet të legalizohen pranë Ministrisë së Jashtme shqiptare. 

Nota legale | credits | F.A.Q.