Repubblica ItalianaAmbasada Italiane në Tiranëfotografi
harte | kontakte | Italiano

-

KOMUNIKATE SHTYPI - Dalje nga territori italian i qytetarëve shqiptarë që jetojnë rregullisht në Itali, te cilët kanë kërkuar rinovimin e lejes së qëndrimit, ose lëshimin për herë të parë të lejes së qëndrimit për punësim, punë të pavarur ose për bashkim familjar.

07/08/2008 -

Ministria e Brendshme e Republikës Italiane arriti përsëri të fitojë nga Këshilli dhe Komisioni i Bashkimit Europian krijimin e lehtësimeve për të lejuar tranzitin, përmes Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian, e qytetarëve të Vendeve të Treta të cilët janë në pritje të rinovimit të lejes së qëndrimit.

Ky lehtësim është i vlefshëm nga 1 Gushti 2008 deri me 31 Janar 2009 dhe do të aplikohet vetëm për qytetarët e huaj që - në ardhje nga Italia apo të drejtuar drejt Italisë – zotërojnë, në momentin e tranzitit në Zonën Shengen, dokumentat që vijojnë:
- kuponin e lëshuar nga Posta italiane S.P.A. që vërteton paraqitjen e kërkesës për rinovimin e lejes së qëndrimit;
- pashaportë në periudhë vlefshmërie;
- lejen e qëndrimit të skaduar.

Qytetarët e huaj në pritje të lëshimit për herë të parë të lejes së qëndrimit për punësim, për punë të pavarur ose për bashkim familjar, mund të kthehen në Vendin e tyre të origjinës ose në Vendin ku banojnë dhe të hyjnë sërisht në territorin italian pa qenë e nevojshme për vizë rihyrjeje, mjafton që të respektohen kushtet e mëposhtme:
a) dalja dhe rihyrja në Itali të bëhet nga e njëjta pikë kufitare;
b) udhëtimi të mos parashikojë tranzitin nëpër Vendet e tjera Shengen;
c) i huaji të paraqesë pashaportën së bashku me vizën e hyrjes, në mënyrë që të kuptohen arsyet e qëndrimit (punësim, punë e pavarur apo bashkim familjar) si dhe kuponin e Postave Italiane SpA, që vërteton kërkesën e bërë për lëshimin për herë të parë të lejes së qëndrimit;
d) personeli i kontrolleve kufitare duhet të vulosë dokumentin e udhëtimit dhe kuponin, që do të paraqiten nga personi që i zotëron, në momentin e daljes dhe rihyrjes në Itali.

Nota legale | credits | F.A.Q.