
KOMUNIKATË SHTYPI
13/08/2008
-
Ambasada Italiane u kujton të gjithë studentëve të regjistruar apo në fazë regjistrimi pranë Universiteteve italiane se studentët e huaj që nuk i përkasin Bashkimit Evropian mund të kenë akses, njëlloj si studentët italianë, në shërbime dhe përfitime për të drejtën e studimit (si bursa studimi, përjashtim të plotë apo të pjesshëm nga pagesa e taksave dhe kontributeve universitare, etj..).
Studentët e regjistruar apo në fazë regjistrimi pranë Universiteteve italiane, që duan të legalizojnë dokumentat për të fituar bursa studimi apo përjashtme nga taksat dhe kontributet universitare, mund të paraqesin, si zakonisht, pranë agjensisë më tv afërt të korrierit të Union Ekspresit (Union Net – Western Union) dokumentacionin për t’u legalizuar. Agjensia do të përcjellë dokumentacionin në Ambasadë dhe do t’ia kthejë të interesuarit pasi të jetë legalizuar.
Nuk është e nevojshme që studentët të paraqiten personalisht në Ambasadë.
Ambasada Italiane kujton se për studentët e regjistruar është e detyrueshme t’u bashkëngjisin dokumentave për legalizim vërtetimin e regjistrimit në universitet për vitin akademik 2007-2008. Për të gjithë studentët me banim në Tiranë shërbimi kushton 250 lekë; për pjesën tjetër të jurisdiksionit konsullor tarifa është 400 lekë. Për të njohur zyrën e Union Ekspres më të afërt me banesën tuaj, mund të kontaktoni në numrat e telefonit 04 2242813 dhe 04 2263407.
Pasi të mbërrijnë në Itali, studentët mund të paraqesin dokumentacionin e legalizuar në Zyrat kompetente të Universitetit italian pranë të cilit janë regjistruar, për të përfituar nga shërbimet dhe ndërhyrjet për të drejtat e studimit (si bursa studimi, përjashtim të plotë apo të pjesshëm nga pagesa e taksave dhe kontributeve universitare, etj..). Lajmërimet dhe skadencat janë publikuar në faqen internet të Ministrisë së Arsimit, Universitetit dhe Kërkimit (www.miur.it në seksionin “studentët dhe e drejta e studimit”) dhe në faqet e çdo Universiteti.
Nota legale
|
credits | F.A.Q.