Repubblica ItalianaAmbasada Italiane në Tiranëfotografi
harte | kontakte | Italiano

-

Italishtja ne shkollat shqiptare

Dy jane programet e mbeshtetura nga Qeveria italiane per nje shtrirje me te madhe te italishtes ne shkollat shqiptare, ku aktualisht rezulton akoma jo ne te njejtin nivel me marredheniet e shpeshta ekonomike kulturore me italine dhe me perhapjen e njohjes se gjuhes se folur italiane, e cila kuptohet nga 70/80% e popullsise dhe flitet nga 50%e saj.

1-Programi Iliria
Programi Iliria, ka nisur ne vitin 2002 ne klasat e treta te shkollave fillore dhe ne ne vitin e pare te shkollave te mesme te shtrira ne 19 rrethe, dhe ka si objektiv mesimin e gjuhes italiane si gjuhe e huaj primare ne shkollat 9-vjecare dhe ato te mesme, me qellim qe brenda vitit 2010, rreth 10% te nxenesve te mesojne italiashten si gjuhe te pare dhe si rrjedhoje te lejoje zgjedhjen e italishtes si gjuhe e huaj primare ne te gjitha shkollat shqipetare ne te cilat parashikohet studimi i nje ose me shume gjuheve te huaja.
Ne kete vit shkollor 2008-09
italishtja mesohet ne 19 rrethe me 38 shkolla 9-vjecare dhe 24 shkolla te mesme me mbi 23.000 nxenes.

2-Seksionet dygjuheshe italisht-shqip
Marreveshja midis dy Qeverive ne quadrin e Memorandumit te kuptimit te 26 prillit 2002, lejoi formimin e e Seksioneve Dyghuheshe italisht-shqip e cila parashikon, ne te mire te dialogut midis dy kulturave, mesimdhenien e gjuhes dhe kultures italiane ne nivelin e gjuhes  shqipe dhe perdorimin e gjuhes perçuese italiane per disiplina te tjera per rreth 52% te orarit javor.
Studentet e diplomuar ne keto seksione mund te regjistrohen ne Universitetet italiane, ne te njejtet kurse per te cilet diploma u lejon ne Universitetet shqiptare, pa qene e detyruashme t'i nenshtrohen provit te gjuhes italiane dhe jashte kuotave te lejuara normalish per studentet e huaj.
Keto seksione, te cilat funksionojne ne Shkollen e mesme te Gjuheve te Huaja “Asim Vokshi” ne Tirane nga 1998­/99 dhe ne shkollat e ngjashme “Shejnaze Juka” ne Shkoder dhe “Faik Konica “ne Korçe nga 2000/2001, perdorin nje kurs studimi katervjecar ne Itali.

Per nxenesit:
nje mundesi e paperseritshme per zgjerimin e horizontit te tyre kulturor dhe linguistik dhe mbi te gjitha nje pregatitje per studimet e mevonshme dhe mundesi punesimi profesional ne nje kontekst marredheniesh nderkombetare.

Per mesuesit:
nje eksperience shume e rendesishme ne pasurimin e profesionalitetit te tyre pertej kufijve kombetar nepermjet perballjes, shkembimit te metodologjive dhe te eksperiencave dhe ndarja e perditshme e punes midis mesuesve italian dhe atyre shqiptar
per te dy Vendet: nje model formimi me fryme “evropiane”, per “dialogun” midis dy popujve nepermjet sistemeve shkollore.

Seksione:
“Asim Vokshi” ne Tirane
“Shejnaze Juka” ne Shkoder
“Faik Konica” ne Korce

Funksionimi dhe programi

Kohezgjatja e studimeve: kater vjet
Programi: ne total, ne kater vjet, 52% e oreve mesimore zhvillohet ne italisht
-vitin e pare: studim intensiv i gjuhes italiane( 18 ore ne jave), pervec lendeve baze ne gjuhen shqipe (gjuhe dhe letersi shqipe, matematike, gjeografi, edukate qytetare, edukim fizik)
-ne vitet qe vijojne: 5/6 ore ne jave gjuhe dhe kulture italiane dhe 2/3 ore ne jave lende te tjera te ne gjuhen italiane
nga viti i dyte ne vitin e katert :matematike, fizike, histori
Ne vitin e trete dhe te katert: histori arti, biologji, informatike

Orari plotesohet nga lende ne gjuhen shqipe

Stafi mesimor: tre mesues, te derguar nga Qeveria italiane, per cdo seksion- dy per gjuhen dhe letersine italiane dhe nje per matematike dhe fizike- bashkepunojne me stafin e mesuesve shqiptare

Lloji i shkolles: Seksionet Dygjuheshe italisht-shqip kane mbizoterim te lendeve natyrore dhe shkencore, edhe pse jane pjese e Liceve Gjuhesore.
Ne vitin shkollor 2008-09 rreth 270 nxenes ndjekin Seksionet Dygjuheshe italisht-shqip:

-108 ne tirane (Liceu Asim Vokshi)
-
65 ne Shkoder (Liceu Shejnaze Juka)
-
85 ne Korce ( Liceu Faik Konica)

Seksioni i pare Dyghuhesh filloi te funksionoje ne Tirane ne shtator te vitit 1998, dy seksionet e Korces dhe Shkodres e kane filluar aktivitetin e tyre dy vjet me vone, ne shtator 2000. Shume nxenes jane tani ne Univetsitet ne Itali, fale vleres se diplomes se tyre e barasvlefshme me deftesen  e pjekurise italiane me qellim studimet universitsare.
Ne te gjitha Seksionet nevoja e bashkepunimit midis mesuesve italian dhe atyre shqiptare, e mbeshtetur nga bashkepunimi me vlere i Drejtoreve te ketyre Liceve, solli ne organizimin dhe istitucionalizimin e takimeve formale periodike mes shkollave per krahasimin, verifikimin dhe programimin e formimit didaktik te integruar dhe multidisiplinor: mbledhjet e kolektivit, te parashikuara si ne shkollat italiane, jane nje element tjeter strukturor ne baze i ketyre Seksioneve aspekte te dy sistemeve shkollore shqiptare dhe italiane. Per nje zhvillim pozitiv te organizimit te brendshem te Seksioneve dhe permiresimin e vazhueshem te mesimdhenies zhvillohen periodikisht iniciativa formimi profesional, te organizuara dhe te mbeshtetura financiarisht nga Italia, me ane te Ambasades italiane ne Tirane, per te gjithe mesuesit italiane dhe shqiptare.

3. Ne vitin shkollor 2007-08 ne sistemin arsimor publik, italishtja eshte zgjedhur nga rreth 21,000 nxenes si gjuhe e huaj e dyte

Per informacione me te hollesishme mund te vizitoni adresen e Zyres per Bashkepunimin Shkollor

http://segreteria.ufficioscolastico.googlepages.com/


 

 

 

>> Link correlato (nella terza lingua)

---

Nota legale | credits | F.A.Q.

-

Bashkepunimi politik

Bashkepunimi ekonomik

Bashkepunimi kulturor

Bashkepunimi per zhvillim

Bashkepunimi shkencor

-

Big Sphere by Arnaldo Pomodoro Italian Diplomatic Network
©2004

End of document: back to start