Repubblica ItalianaAmbasada Italiane në Tiranëfotografi
harte | kontakte | Italiano

-

Jam nje nenshtetas/e italian/e dhe do te martohem me nje nenshtetas/e shqiptar/e ne Shqiperi. Cila eshte procedura qe duhet te ndjek?   

Nje nenshtetas/e italian/e me qendrim fiks ne Itali qe do te martohet ne Shqiperi me nje nenshtetas/e shqiptar/e duhet te paraqese personalisht kerkesen per ‘publikimet e marteses’ (pubblicazioni di matrimonio) prane Bashkise italiane perkatese. Ne Bashki personi i interesuar duhet te dorezoje disa documenta, nder te cilet ka certifikata qe duhet te kerkohen dhe pregatitur ne Itali si dhe certifikata te nenshtetasit shqiptar qe duhen kerkuar ne ne Shqiperi.
Certifikatat per te cilat duhet bere kerkese ne Itali per qytetarin italian jane:        
 - certifikate    lindjeje ne baze te modelit nderkombetar (duke perfshire edhe emrat e prinderve) 
 - certifikate nenshtetesie, banimi dhe gjendje civile. Keto tre certifikata mund te zevendesohen me nje certifikate te vetme, e quajtur “certifikate e pergjithshme”.   
Te gjitha dokumentat italiane te permendura duhet te jene noterizuar nga Prefektura perkatese, perkthyer dhe legalizuar prane Perfaqesive shqiptare ne Itali (ne baze te banimit, te interesuarit duhet t’i drejtohen  Ambasades ne Rome ose perfaqesive konsullore ne Milano dhe Bari).

Dokumentat e tjere per nenshtetasit shqiptare duhet te kerkohen dhe pregatiten ne Shqiperi: 
 - certifikate lindjeje e perkthyer ne gjuhen italiane dhe e noterizuar, legalizuar prane Ministrise se Puneve te Jashtme shqiptare dhe prane Perfaqesise italiane ne Shqiperi (ne baze te banimit, te interesuarit duhet t’i drejtohen Ambasades ne Tirane ose selive konsullore ne Vlore dhe Shkoder);      
 - prokura, pregatitur nga nje noter, me te cilen nenshtetasi shqiptar jep mandatin per te kerkuar, ne emer te tij, ‘publikimet e marteses’ (pubblicazioni di matrimonio).
Prokura (modelin e se ciles e gjeni ne sektorin MODULISTICA te kesaj faqeje) duhet te perkthehet ne gjuhen italiane, legalizuar ne Ministrine e Puneve te Jashtme shqiptare dhe prane perfaqesise italiane perkatese ne Shqiperi. Pasi ka marre nga Bashkia italiane certifikaten e zbatimit te publikimeve te marteses, nenshtetasi italian duhet ta paraqese prane Perfaqesise perkatese italiane ne Shqiperi, e cila do te leshoje nje autorizim “Nulla Osta”, i nevojshem per t’u martuar prane nje Bashkie shqiptare.  

Jam nje qytetar shqiptar dhe kam marre espulsion nga Italia. Cfare dokumentash duhet te paraqes per te kerkuar terheqjen e espulsionit?

Ne baze te artikullit 13, pika 13 te Tekstit te Vetem per Emigracionin n. 286/1998 dhe ndryshimeve te metejshme, qytatari i huaj qe ka marre esplulsion mund te hyje serisht ne Itali duke kerkuar nje autorizim special per rihyrjen ne territorin kombetar per tre raste: per punesim, per bashkim familjar ose ne rast perfundimi te afatit te espulsionit.
Dokumentat qe duhet te paraqiten prane Perfaqesise italiane ne Shqiperi per secilin rast:

1. per punesim nevojiten: 
 - pashaporta dhe fotokopja e te gjitha faqeve te saj; 
 - kopje e kontrates se punes se regjistruar prane Zyres Rajonale te Punes ne Itali;
 - kopje e  dokumentit te identitetit te punedhenesit;
 - garanci ne te cilen te tregohet mundesia e strehimit. Te gjthe dokumentet e siperpermendur duhet te paraqiten ne tre kopje.  

2. Per bashkim familjar nevojiten: 
 - pashaporta dhe fotokopja e te gjitha faqeve te saj; 
 - kopje e dekretit te espulsionit;
 - kopje e certifikates se marteses e perkthyer ne italisht;
 - kopja e nje dokumenti te bashkeshortit banues ne Itali (leje qendrimi nese eshte i huaj, kopje e dokumentit te identitetit nese eshte qytetar italian);
 - garanci ne te cilen te tregohet mundesia e strehimit. 
Te gjthe dokumentet e siperpermendur duhet te paraqiten ne tre kopje.  

3. Ne rast te perfundimit te afatit te espulsionit, i interesuari duhet te paraqese dokumentacionin qe provon mungesen nga territori i Shteteve Schengen per periudhen e parashikuar nga dekreti i espulsit (5 vjet; 10 vjet; ose periudha e caktuar nga autoritet gjyqesore). Pasi ka verifikuar dokumentacionn e paraqitur dhe identitetin e kerkuesit, Perfaqesia Diplomatike italiane percjell kerkesen e terheqjes se espulsionit prane Ministrise se Brendshme italiane. Edhe ne kete rast, te gjthe dokumentet e siperpermendur duhet te paraqiten ne tre kopje.  

Cfare  dokumentash nevojiten per pajisjen me Deklarate Vlefshmerie dhe legalizimin perkates te titujve te studimit, te kryer brenda territorit shqiptar? 
 
Diploma e Shkolles se Larte, ose Çertificate apo Deshmi Specializimi Pas-Universitare:
* Diploma, Çertifikata apo Deshmia ne origjinal + Lista e Notave ne origjinal;
* fotokopje tek noteri per “njesia kopje konforme me origjinalin”, si e Diplomes dhe e Listes se Notave respektive: te perkthyera, noterizuara dhe legalizuara prane Ministrise se Jashtme Shqiptare;
* vetem per ata te cilet kane mbaruar prane Universitetit te Tiranes, Universitetit Politeknik te Tiranes, ose Akademise se Arteve Tirane, kerkohet edhe nje mandat arketimi, taksa ne emer te Rektoratit, e cila pritet prane Zyres Juridike te Rektoratit, ose prane ndonje Banke te autorizuar nga kjo strukture, per llogari te Rektoratit. (Kujtojme, se ky mandat te cilin duhet te sillni, nuk ka nevoje te jete i perkthyer dhe as i noterizuar apo legalizuar, si pjesa tjeter e dokumentave).  

* Deftese Pjekurie, apo Deftese Lerimi e 8-9 vjecare-s:
* Deftesa e Pjekurise, ose Deftesa e Lerimit ne origjinal;
* fotokopje tek noteri per “njesia kopje konforme me origjinalin”, vulosur e firmosur ne Drejtorine Arsimore te Rrethit dhe me pas edhe ne Ministrine e Arsimit Shqiptare: e perkthyer, noterizuar dhe legalizuar ne Ministrine e Jashtme Shqiptare.  

* Deshmi Kualifikimi ne: Infermieri, Laborant Dentar, apo Kurse te Tjera, ne nivel parauniversirar, te kryera menjehere pas 8 Vjeçares, apo pas se Mesmes:
* Origjinali i kesaj Deshmie si dhe i listes se notave (ne rast se kursi parashikon edhe liste notash);
* fotokopje tek noteri per “njesia kopje konforme me origjinalin” si te deshmise edhe te listes se notave (ne rast ser kursi parashikon edhe liste notash): perkthyer, noterizuar dhe legalizuar ne Ministrine e Jashtme Shqiptare.

Jam nje qytetar italian dhe deshiroj te ftoj nje qytetar shqiptar ne Itali. Ku mund te gjej dokumentacionin e nevojshem per kerkesen?
Dokumentacioni i nevojshem per te kerkuar nje vize turistike gjendet ne kete adrese, nen seksionin “Viza”. Ne seksionin “Modulistike” mund te gjenden formularet e nevojshem, nder te cilat “deklarata e mikpritjes” qe mund te plotesohet nga nje qytetar italiano ose shqiptar, me qendrim te rregullt ne Itali. Kujtojme se “deklarates se mikpritjes” duhet t’i bashkelidhet edhe nje dokument identiteti me firme (per qytetaret italiane) ose nje fotokopje e lejes se qendrimit (per qytetaret e huaj). Deklarata, se bashku me pjesen tjeter te dokumentacionit, duhet te paraqitet nga kerkuesi ne diten e takimit. Ju lutemi te mos dergoni paraprakisht dokumentacionin me fax pasi nuk eshte e nevojshme por vetem veshtireson dhe ngadaleson punen e Zyres se Vizave.

Jam nje qytetar shqiptar. Kam paraqitur kerkese per vize por kerkesa ime nuk eshte pranuar dhe kam marre nje refuzim. Deshiroj te kem nje shpjegim mbi arsyet e refuzimit.
Ne baze te rregullores ne fuqi ne fushen e emigracionit, shpjegimet per refuzimet e dhena nga Perfaqesite diplomatike dhe konsullore italiane ne bote jepen vetem ne rastet e kerkesave per vize pune / bashkim familjar / studim-universitet / kura mjekesore.
Per te gjitha rastet e tjera (per shembull turizem, ftese, biznes, studim, etj) refuzimi nuk shoqerohet me leter shpjeguese (neni 4, pika 2 di T.V. 286/98 dhe ndryshime te metejshme) Ne rastet e nje refuzimi per turizem, ftese, biznes, etj, ligji parashikon mundesine e kerkuesit per te paraqitur ankese prane gjykates T.A.R. te Lacios brenda 60 diteve nga njoftimi per refuzimin. Nje refuzim i kerkeses per vize nuk ka asnje ndikim negativ ne kerkesat e ardhshme. Personi mund te beje nje kerkese te re per vize duke kontrolluar paraprakisht dokumentacionin e parashikuar nga rregullorja, te paraqitur edhe ne kete adrese.

Jam nje qytetar shqiptar. Deshiroj te caktoj nje takim prane Zyres se Vizave.
Per te caktuar nje takim jeni te lutur te telefonini sherbimin call center te Ambasades (vetem nga Shqiperia) ne numrin: 0900 404 4000, nga e hena ne te premte, nga ora 8,00 deri ne oren 20,00.   

>> Link correlato (nella terza lingua)

---

Nota legale | credits | F.A.Q.

-

Autoçertifikate

Modulistike

Te prenotosh vizitat

Pyetje te shpeshta

-

Big Sphere by Arnaldo Pomodoro Italian Diplomatic Network
©2004

End of document: back to start